Ju prezantoj hormonin që na bën të ndihemi të uritur dhe ç’të bëjmë me të
Pa diskutim, hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi trupi ynë funksionon dhe secili prej tyre është përgjegjës për një “punë” të caktuar.
Sot do të përqendrohemi tek hormoni i cili ju jep ndjenjën e urisë.
Ghrelin është hormoni i cili ju bën të thoni herë pas here: Jam i uritur! Ky është hormoni që i dërgon sinjale trurit tuaj se është koha për të ngrënë.
Interesant është fakti se reduktimi i kalorive stimulon prodhimin e hormonit ghrelin. Edhe nëse ju do të mbani një dietë për 12 muaj, përsëri niveli i këtij hormoni do të jetë i lartë. Kjo është një ndër arsyet pse dietat e gjata me bazë uljen e kalorive, nuk funksionojnë në terma afatgjatë. Trupi ynë thjesht s’mund të mësohet me to.
Çfarë të bëni?
Lajmi i mirë është se stërvitja intensive kardio, mund të ulë nivelin e ghrelin. Ushqimet kardio pëfshijnë vrapin, boksin,hedhjen me litar, ngjitjet e larta, ecjen etj.
Juve do t’ju duhet të provoni të gjithë ato sporte, ku zemra juaj mundet që të kapë ritmin. Ka një mënyrë të thjeshtë për ta mësuar këtë.
Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, por ende mund të flisni, gjithsesi nuk këndoni dot, atëherë zemra juaj është me siguri në nivelin e duhur!
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment