Plot fibra dhe vlera ushqyese: Sallatë me mish pule dhe bajame
300g gjoks pule në feta
4 qepë të njoma
Sallatë e përzier me rukola, majdanoz e kopër
Pak trumzë, 1 gjethe dafine
2 lugë bajame në feta të holla
½ lugë kafeje me piper kokërr
½ lugë kafeje me koriandër kokërr
Vaj ulliri
Kripë e piper
Uthull balsamike
1.Në një tenxhere vëmë mishin e pulës, trumzë, dafinë, koriandër kokër, piper kokërr. I mbulojmë me ujë të ftohtë dhe i vëmë në zjarr të marrin valë.
2.Kur mishi të jetë zier, fikim zjarrin dhe e lëmë mishin të pushojë në tenxhere. E lëmë mënjanë, kur të jetë ftohur e presim në kubikë dhe e rregullojmë për kripë.
3.Bajamet në feta i skuqim në një tigan pa vaj sa të marrin pak ngjyrë. I lëmë mënjanë. Ndajmë luleshtrydhet në copa, ndërsa qepët në rrotka.
4.Në një tas përziejmë sallatën, qepën, bajamet, kubikët e pulës, luleshtrydhet, e rregullojmë për kripë e piper dhe e spërkasim me vaj dhe uthull.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment