Patate me krem karrotash dhe tartuf

450 gr patate
350 gr karrota
60 gr gjalpë
Tartuf i zi
Kripe

1.Si fillim pastroni dhe ndani në pjesë shumë të vogla karrotat.
2.Hidhini në një tigan dhe përzijini me 20 gr gjalpë, me kapak të mbuluar, derisa të zbuten.
3.Shtoni kripë dhe lëreni mënjanë.
4.Qëroni patatet dhe pritini në feta shumë të holla, pastaj zhytini në ujë të ftohtë të paktën për 20 minuta.
5.Kullojini dhe thajini patatet, pastaj hidhini në një tigan shumë të madh, bashkë me pjesën tjetër të gjalpit, në zjarr të mesëm 5-6 minuta, që të mos prishin formën e tyre.
6.Shtoni kripën në fund dhe shërbejini me krem karrote dhe tartuf të zi sipër.

Lini një koment