300 gr djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal)
5 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë + 1 grusht për spërkatjen
Kripë, Piper
Arrë moskat
Galetë
1.Ndezim furrën në 200˚.
2.Në një tenxhere me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier gjatë gjithë kohës me rrahësen me dorë.
3.E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panën dalëngadalë, duke e përzierë me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli.
4.Shtojmë djathin të prerë në kubikë dhe parmixhanon e grirë.
5.E përziejmë deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht.
6.Shtojmë sipas dëshirës, kripë, arrë moskat dhe piper dhe e lemë mënjanë.
7.Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijne pikën e zierjes dhe ruajme pak nga uji i zierjes.
8.Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathëra.
9.Përziejmë mirë makaronat me salcën.
10.Spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë të grirë.
1.I pjekim në furrë për 25 minuta ose derisa të shohim që salca ka marrë ngjyrë dhe në sipërfaqe është bërë krokante.
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Lini një koment