Fasule me kumbulla të thata, siç nuk i keni provuar kurrë!
500 gr fasule
1 lugë sodë buke
100 gr qepë të grira
10 gr karotë të grirë në rende
1 lugë e vogël mëlmesë perimesh
12 kumbulla të thara
2 lugë vaj
1 lugë e vogël piper të kuq
1 lugë e vogël majdanoz të grirë
Kripë
Në një tenxhere hidhni fasulet, shtoni ujë, sodë buke dhe vendosini të zihen.
Pasi fasulet të kenë valuar lëreni që të zihen afro 20 minuta.
Kullojini dhe i shpëlani fasulet dhe i zhvendosni në një tenxhere.
Sipër hidhni një litër ujë të ftohtë, i shtoni qepën, karotën dhe vegetën dhe e zieni në temperaturë mesatare derisa fasulet të zbuten (herë pas here shtoni nga pak ujë nëse e shihni të nevojshme).
Ndërkohë hidhni kumbullat e thara në ujë.
Kur fasulet të zbuten, kulloni kumbullat dhe i hidhni në vaj të nxehur.
Lërini të bëhen pak dhe shtoni piperin e kuq, përziejini dhe hidhini tek fasulet e ziera.
Lërini të zihen së bashku edhe afro 10 minuta, më pas shtoni kripë sipas shijes dhe hidhni fletët e majdanozit.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment