Në tryezën e Dafinës: Si të gatuash ushqimin e preferuar të këngëtares
Gjithkush ka një ushqim të preferuar nga i cili nuk mërzitet kurrë pavarësisht sesa i shëndetshëm apo i pashëndetshëm mund të jetë ai. Edhe njerëzit më të famshëm kanë ushqimet e tyre të preferuara, ndonjëherë të pazakonta.
Kështu edhe këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar shijen e saj ushqimore jo të zakontë për shqiptarët, sushit. Ajo ka treguar se pëlqen ushqimin aziatik dhe madje ka treguar edhe mënyrën si pëlqen t’i shërbehen.
Nëse edhe juve ju shkoi mendja për sushi si Dafinës, ja ku e keni recetën:
Në tryezën e Dafinës: Si të gatuash ushqimin e preferuar të këngëtares
Koha e përgatitjes: 10 min–Koha e gatimit: 20 min
Ingredientët
1 filxhan oriz për sushi
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë
Majdanoz (të grirë imët)
1/2 kastravec
100 gr salmon të tymosur
Filetë Algash (Nori)
1 domate qershi
1/2 lugë gjelle salcë soje
Udhëzimet
1
Në në tigan të thellë me ujë të valuar, shtoni orizin , posaçërisht për sushi.
2
E lini të ziejë mirë dhe më pas e kaloni në një enë qelqi.
3
Sipër i shtoni majdanozin, kastravecin e prerë imët dhe salmonin.
4
Trazojini mirë me një lugë gjelle.
5
Tani merrni një algë Nori.
6
Me anë të një luge vendosni në qendër, pak nga masa e përgatitur.
7
Vendosni tre rripa salmon të tymosur dhe 4 rripa kastravec.
8
Mbështilleni me kujdes në formë roleje.
9
Me një thikë e ndani në 4 pjesë.
10
Merrni një pjatë të pastër dhe vendosni në të një rrip kastravec dhe një rrip karotë.
11
Bëjeni tre herë këtë gjë.
12
Vendosni roletë e sushit e përgatitura dhe pak pomodorini.
13
Në fund i shtoni sipër pak salcë Soje dhe sushi është gati.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment