Provoni këto brusketa italiane për një darkë të lehtë

Veshtiresia
E thjeshtë
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
8 persona
Kalori:
234 kalori
225 gram domate italiane, të prera në copa të vogla
¼ filxhan çaji me borzilok të freskët të copëtuar
6 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
2 lugë qepë e kuqe e prerë imët
2 thelpinj hudhër të grirë
2 lugë çaji uthull
Piper i zi
1 bagetë franceze, e prerë në feta të trasha
1 lugë gjelle uthull balsamike

1.Miksoni së bashku në një tas domatet, borzilokun, 3 lugë vaj ulliri, qepën e kuqe, hudhrën, uthullën dhe piperin.

2. Lëreni përzierjen të qëndrojë në temperaturën e dhomës për 15 minuta, më pas vendoseni në frigorifer të marinohet për 45 minuta.

3. Ngrohni paraprakisht furrën.

4. Lyeni një anë të secilës fetë buke me vaj ulliri.

5. Vendosini fetat e bukës në furrë për rreth 2 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe.

6. Vendosini sipër përzierjen e domates të shoqëruar me uthullën balsamike.

Brusketat duhet të shërbehen menjeherë.

Komento