Mish pule me oriz lulelakre dhe fasule të zeza

4 kuti oriz lulelakre
1/4 gotë ujë
4 copa mishi gjoks pule pa lëkurë
2 lugë çaji vaj ulliri
1/4 kuti krem ëmbël kokosi
2 lugë çaji salcë e nxehtë
2 lime
1 pako fasule të zeza
Majdanoz

1.Në një enë kombinoni orizin e lulelakrës dhe ujë të freskët, pastaj mbulojeni enën dhe futeni në mikrovalë me nxehtësi të lartë për 6 minuta.

2.Ndërkohë, mishin e pulës lyejeni me vaj ulliri dhe shtoni kripë dhe piper.

3.Futeni në furrë me nxehtësi të mesme për 5 minuta, duke e kthyer nga të dyja anët.

4.Sipër i shtoni kremin e ëmbël të kokosit dhe salcën e nxehtë.

5.Lëreni në furrë edhe 5 minuta të tjera.

6.Vini të piqen 2 lime, të përgjysmuara, derisa të digjen lehtë 2 – 3 minuta.

7.Pasi të jenë gatuar hidheni orizin e lulelakrës me fasule të zeza të gatshme në një pjatë.

8.Shërbejeni mishin e pulës mbi orizin e lulelakrës me lime, të zbukuruar me majdanoz të copëtuar.

Lini një koment