Këtë tavë me bamje dhe mish nuk do t’jua refuzojë asnjë!
1 kg bamje
600 gram mish viçi
2 qepë të thata
1 thelpi hudhër
1-2 speca jeshil
4 domate
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
Lajmë bamjet dhe i kullojmë mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi.
I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët.
Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imët. I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht.
Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin. Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubik.
I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun. Më pas nëse dëshironi t’i gatuani bamjet në tenxhere mund të shtoni bamjet dhe 1 filxhan ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr.
Ata që duan ta përfundojnë në furrë shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini i vendosim në furrë për 20 minuta të tjera.
Shohim, nëse ka pak lëng mund të shtojmë edhe 1 filxhan kafe ujë. Servireni të ngrohtë nëpër pjata!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment