Nga
">Vangelis Zoga6 Tetor, 2020 Lexoje për 1 minutë
Levrek me caviar
800 gr – 1kg levrek
1 limon i madh
60 gr qepë të njoma (bishtat)
50 ml vaj ulliri
Kripë e piper të zi
80 gr ullinj të zinj
20 gr majdanoz të grirë
20 gr kopër të grirë
40 gr caviar Avruga
Si fillim rregulloni filetot e peshkut dhe më pas priteni në copa të vogla. Shtrydhni limonin dhe ruani lëngun. Gjithashtu grini ullinjtë në copa të imta. Në një tas të madh hidhni peshkun me kripë e piper (të pagatuar). Shtoni dhe lëngun e limonit dhe përzijeni mirë peshkun. Lëreni rreth 3 minuta që të piqet pak në limon. Pas pak shtoni produktet e tjera, qepë, kopër, majdanoz, ullinj dhe vaj ulliri. Lëreni dhe 3-4 minuta të tjera dhe hidheni një pjatë të thellë shërbimi. Mund ta shërbeni me një unazë gatimi si në foto. Sipër i hidhni caviar-in. Mund ta shoqëroni me verë të bardhë ose shampanjë.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment