Tost mëngjesi me parmixhiano dhe kërpudha të karamelizuara

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
299
2 feta bukë integrale
½ avokado e prerë në feta-feta
Kripë, piper i zi
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 kërpudha
Pak hudhër pluhur
Borzilok i freskët (opsional)

Bukën e ngrohni pak sipas dëshirës.

I vendosni secilës disa feta avokado.

I shtoni sipër pak kripë dhe piper.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri dhe nxehtësi mesatare skuqni kërpudhat.

I shtoni pak hudhër pluhur dhe i lini në zjarr për gati 10 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

Në fund i hiqni dhe ia shtoni sipër tostit. Mund t’i shtoni pak djathë parmixhiano të grirë dhe borzilok.

Ju bëftë mirë!

Komento