Sushi në shtëpi? Kjo është receta më fantastike që mund të gatuani

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
190
Gjysmë filxhan oriz (për sushi)
1 avokado
1 kastravec
2 lugë gjelle uthull orizi (për sushi)
4 fletë algash
6 karkaleca
Salcë soje
Piper
Kripë

1.Shtoni orizin për sushi në një enë me ujë të nxehtë. Shtoni kripë dhe lëreni të ziejë.

2.Prejeni kastravecin dhe avokadon në shirita të hollë.

3.Te orizi i zier shtoni 2 lugë gjelle uthull orizi. Shtoni piper dhe përziejini mirë.

4.Hapni 4 fletë alga dhe hidhni mbi to orizin. Vendosni kastravecin, avokadon dhe karkalecat. Mbështillini në formë roleje. Prejini në feta të trasha.

5.Vendosini në një pjatë për servirje.

6.Shoqërojini me salcë soje.

Komento