Tavë me bamje dhe mish viçi në furrë për një super drekë me familjen

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
60 min
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
500 gram domate
1 kg bamje
800 gram mish viçi
5 kokrra qepë
1 thelpi hudhër
150 gram speca jeshilë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi

Fillimisht lajmë bamjet dhe i kullojmë mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi.

I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët. Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imet.

I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht. Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin.

Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubike. I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun.

Shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini i vendosim në furrë për 20 minuta të tjera. Shohim nëse ka pak lëng, mund të shtojmë edhe 1 filxhan kafe ujë.

Komento