Receta super e thjeshtë që ju çliron nga stresi

Jeta mund të jetë plotë tensione dhe me shqetësime, të cilat mund duhet t’i heqësh qafe me netët e qeta të ulura në ballkon ose duke biseduar me miqtë dhe duke shijuar një shishe verë me ushqime të mira.
Shpesh mjaftojnë gjërat e thjeshta, të cilat janë shumë të shijshme dhe që bëhen interesante kur i gatuan me njerëzit që do pa e vrarë mendjen për detajet dhe përfundimin.
Ne kemi zbuluar një recetë perfekte për të kaluar disa orë intime dhe të lumtura me miqtë tuaj.

Përbërësit:

2 patate të ëmbla, të prera në feta të holla

3 panxharë të kuq, të prera në feta të holla

2-3 panxharë të vegjël të verdhë, të prera në feta të holla

1 hudhër

1/3 filxhan vaj ulliri

1/4 lugë çaji kripë e hollë

1 lugë çaji kripë e trashë

1/8 lugë çaji piper i zi

Disa bimë të freskëta sipas dëshirës, si sherbelë, majdanoz dhe rigon.

Përgatitja:

1.Ngroheni paraprakisht furrën në 400 gradë. Lyeni me anë të një furçe tavën me vaj ulliri.

2.Miksoni 1/4 lugë çaji kripë, me 1/8 lugë çaji piperi të zi dhe 1/3 filxhan me vaj ulliri, të cilën vendoseni mënjanë.

3.Vendosini me radhë patatet dhe patëllxhanët në formën e gjysmë rrethit, ndërsa ruani një vend të vogël për të vendosur hurdhrën. Lyeni perimet me anë të një furçe me masën e vajit të ullirit të përgatitur më herët.

4.Më pas hidhini sipër kripën e trashë, ndërsa më pas hidhini sipër bimët e freskëta. Vendosni në furrë për një orë, perimet duhet të jenë të buta dhe të thekura në pjesën e sipërme.

Lini një koment