Domate në furrë me parmixhano dhe vezë!

100 gr gjizë
2 lugë çaji vaj ulliri
500 gr domate qershi
1 grusht gjethe trumze
2 thelpinj hudhër
Vezë të rrahur për lustër
215 gr pastë me gjalpë
3 lugë çaji djathë parmixhano
Borzilok

1.Ngroheni furrën në 150 ° C dhe vendosni gjizën në një sitë të veshur me letër kuzhine për t’u kulluar.

2.Ndërkohë, vendosni vajin dhe domatet në një tavë pjekjeje dhe hidhni sipër hudhër dhe trumzë për marinim.

3.Piqini për 1 orë, duke e kthyer pas 30 minutash, derisa të zbuten domatet.

4.Hiqini nga furra dhe lerini të ftohen pak.

5.Kthejeni furrën deri në 220 ° C.

6.Vini pasten në një fletë për pjekje dhe priteni në mes me një pirun, pastaj të vendoseni në furrë për 5 minuta.

7.Uleni poshtë nëse pasta ngrihet lart pastaj lyejeni me një vezë të rrahur pak.

8.Kthejeni në furrë për 5 minuta dhe përzieni djathin parmixhano dhe borzilokun në gjizë.

9.Vendosni domatet e pjekura sipër, hidhni trumzën dhe piqni për 10-15 minuta.

10.Hiqeni nga furra dhe ftoheni për 5 minuta.

11.Sherbejeni me vaj dhe majdanoz sipër.

Lini një koment