Sallatë me finok dhe patate, super e thjeshtë në përgatitje

2 finokë
4 patate të mëdha
1 lugë kafeje shafran Indie
2 lugë vaj ulliri
1 lugë kafeje piper i kuq
Kripë

1.Para si gjithash, hiquni lëkurën patateve dhe ziejini në ujë të kripur për 15 minuta.

2.Më pas pritini në feta patatet dhe finokët në copa. Vendosini në një tas dhe hidhuni kripë, vaj ulliri, piper të kuq dhe shafran Indie.

3.Përziejini mirë dhe lërini për 10 minuta të marrin shije.

4.Merrni tepsinë, shtroni letër furre në të dhe vendosni finokët e patatet.

5.Piqini për 20 minuta në 180 gradë dhe lërini të theken edhe për 5 minuta të tjera.

Lini një koment