Mëngjes i ëmbël me biskota gjalpi me rrush dhe limoncello
1 vezë
320 gr miell
100 gr sheqer
50 gr rrush i thatë
20 gr limoncello
100 gr gjalpë në temperaturën e ambientit
3 gr maja për ëmbëlsira
1 limon
Sheqer pluhur
1.Për të përgatitur biskotat me limoncell dhe rrush të thatë si fillim vendosim rrushin në ujë të zbutet për 15 minuta.
2.Më pas grini lëkurën e limonit, shtrydhini lëngun dhe lëreni mënjanë si lëkurën ashtu dhe lëngun.
3.Sitni miellin dhe majanë. Shtoni më pas gjalpin e prerë në kube, sheqerin dhe filloni të përzieni gjithçka me duar.
4.Kur të keni përftuar një përbërje me kokrriza shtoni vezën, limoncellon, lëngun dhe lëkurën e limonit. Duke përdorur një lugë përzieni mirë gjithë përbërësit dhe shtoni edhe rrushin e kulluar.
5.Përzieni gjithçka me duar derisa të merrni një brumë uniform. Mbulojeni me qese dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Merreni më pas brumin dhe formoni topa të vegjël. Kalojini në sheqer pluhur dhe shtrojini në një tepsi ku keni shtruar letër furri duke i distancuar mes tyre.
6.Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë C për 20 minuta.
7.Pasi biskotat të jenë pjekur, hiqini nga furra, shtroni një shtresë sheqeri pluhur dhe lërini të ftohen para se t’i shijoni.
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment