Pica të shpejta për mëngjes me spinaq, domate e djathë
2 gota miell
1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji me kripë
1 filxhan me kos
4 vezë të mëdha
¼ e tufës së spinaqit
8 domate qershizë
120 gram bacon
½ filxhan me djathë mozzarella
1 vezë
1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe shtroni në të një letër pjekjeje.
3.Në një tas me madhësi mesatare kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe i përzieni mirë.
4.Shtoni kosin dhe i trazoni sërish.
5.Tek tavolina e punës shtoni pak miell dhe filloni e punoni masën që kishit në tas derisa të arrini një masë kompakte.
6.Brumi nuk duhet të ngjisë, prandaj nëse është nevoja i shtoni vazhdimisht miell.
7.Hapeni petën sa e gjithë sipërfaqja e tavës ose mund ta ndani në disa pjesë përsëgjati.
8.I shtoni djathë, domatet e prera përgjysmë, spinaqin, bacon dhe në mes thyeni një vezë.
9.I fusni në furrë për 10-12 minuta. Mos harroni gjithashtu t’i shtoni kripë e piper.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat...
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Lini një koment