Më mirë se dietat detoks: Ja pija që ju pastron organizmin në kohë rekord
Detoksifikimi është një proces i rëndësishëm sepse ka të bëjë me largimin toksinave përmes organeve të eliminimit: lëkurës, mushkërive, veshkave dhe mëlçinë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm puna e organeve pasi mjedisi është i mbingarkuar me ndotës e kimikate.
Sot po flitet shumë për dietat detoksifikuese, por kjo pije me katër përbërës që do t’ju prezantojmë sot është një prej metodave më të vlefshme të detoksifikimit. Përveçse neutralizon toksina, ajo përmirëson funksionin e sistemit tretës dhe ndihmon në përmirësimin e absorbimit të nutrientëve vitalë në ushqimet që hamë.
Gjithashtu, na jep energji. Jeta sedentare që bëjnë shumë prej nesh, promovon akumulimin e toksinave pasi organet e eliminimit nuk funkisonojnë në mënyrë optimale dhe nuk kemi mjaftueshëm energji. Më poshtë do të gjeni recetën e pijes të cilën duhet ta pini kur zgjoheni, para se të hani mëngjes. Sigurohuni të zgjidhni përbërës organikë për përgatitjen e saj:
Përbërësit:
4 mollë mesatare
1 limon
3 lugë çaji xhinxher i grirë
1 gotë ujë
Përgatitja:
Qëroni limonin. Prijeni në copa dhe të njëjtën gjë bëni dhe me mollët.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment