1.Vendosim fillimisht rrushin e thatë në një filxhan me ujë, liker ose konjak. Grijmë në rende karotat dhe kungujt dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vezët, kosin, sheqerin, arrat e grira, rrushin e thatë dhe karafilat.
2.Miellin e misrit e trazojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës dhe e shtojmë tek perberesit e tjerë.
3.E trazojmë mirë brumin e kekut derisa të lidhet. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell misri dhe e hedhim brumin e kekut.
4.E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.
5.Pasi keku të jetë pjekur e lemë pak të ftohet dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur. Shijojeni!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment