Receta më e thjeshtë e salmonit është kjo me 3 përbërës

2 fileto salmon i freskët
4 lugë vaj ulliri
2 lugë lëng portokalli
2 lugë lëng limoni
2 lugë kafeje salcë soje
Fara susami
Kripë

1.Ndezim furrën me 190°C.
2.Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës.
3.Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni.
4.Spërkasim me pak kripë salmonin e lyejmë me fara susami dhe i vëmë filetot në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer).
5.E pjekim në furrë për 30 minuta ose më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetot e salmonit
6.E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.

Lini një koment