Një supë e lehtë, plot shije dhe e thjeshtë në përgatitje!
2 karota
3 patate
2 speca jeshil
1 kokërr qepë
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë të freskët
1 litër lëng pule
1 filxhan kafeje me makarona të vogla (supe)
1 lugë çaji me piper të kuq pluhur
Kripë
Majdanoz ose kopër
1.Prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.
2.Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit, gjalpin dhe shtoni qepët, të cilat i keni prerë imët.
3.I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë.
4.Më pas shtojmë të gjitha perimet dhe kaurdisini për disa minuta.
5.Hidhni kripën, piperin e kuq pluhur dhe lëngun e pulës.
6.I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten.
7.10-15 minuta para se ta hiqni nga zjarri shtoni makaronat dhe lërini të gjitha bashkë derisa supa të jetë gati.
8.Në fund kur serviret, supës i hidhet pak lëng limoni majdanoz ose kopër.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment