E thjeshtë, e shijshme, e freskët. Kjo supë me avokado dhe pulë është gjithçka ju duhet sot!
1 gjoks pule (i zierë paraprakisht në ujë me kripë)
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 ¼ filxhan me qepë të njoma
3 thelpi hudhër të grimcuar
2 domate të prera në kubik të vegjël
4 gota ujë me lëng pule
½ lugë çaji me fara kumini
Kripë, piper të zi
3 lugë gjelle lëng limoni
3 avokado me madhësi mesatare (të qëruara)
1.Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën me hudhrën.
2.Më pas shtoni domatet dhe i përzieni mirë.
3.Shtoni mishin e pulës që e keni thërrmuar paraprakisht. Shtoni edhe lëngun e pulës apo të perimeve dhe e lini supën të marrë një valë për 10 minuta.
4.Pas 10 minutave e rregulloni shijen me kripë, piper, lëng limoni, farat e kuminit dhe avokadot e prera në copa të vogla.
5.Provojeni në shije për të parë nëse supa ka mjaftueshëm kripë.
6.Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment