Pispili me qepë të njoma, receta tradicionale e pranverës
1 kg qepë të njoma
1 filxhan çaji vaj ulliri
4 filxhanë çaji miell misri
2 lugë gjelle djathë i thërmuarr
1 vezë
Kopër ose nenexhik
1.Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kaurdisen në një tigan deri sa të zbuten. 2.U shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik. 3.Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng. 4.Në një tenxhere hidhni pak më tepër se gjysma e miellit të misrit. 5.Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni një brumë të derdhur. 6.Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj. 7.Mbi të hidhni masën e qepëve të njoma dhe mbulojeni me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës). 8.Spërkateni me qumësht ose ujë që të njomet mielli. 9.Në fund spërkateni me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futeni të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment