Orizi përmban një përqindje të madhe të antioksidantëve, të cilët vijnë nga acidet linoleike dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.
Përbërësit për përgatitjen e kësaj maske natyrale:
- Një gotë me ujë
- Një lugë çaji me mjaltë
- 3 lugë çaji me oriz
- Një lugë qumësht
Udhëzime:
- Vendosni 3 lugë oriz në një enë me ujë dhe lerini të ziejnë për 3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe masën hidheni në një enë të pastër.
- Shtoni në të mjaltin dhe qumështin e nxehtë. Trazojini derisa të bëhet një masë homogjene.
- Masazhojeni maskën në fytyrën tuaj për 15 minuta dhe lërëni derisa të thahet. Më pas pastrojeni me anë të një peshqiri të lagur me ujë të destiluar.
- Ne sugjerojmë që ta përdorni këtë maskë vetëm një herë në javë.
Lini një koment