Ende je në mëdyshje për të frekuentuar restorantin e preferuar? Ja një zgjidhje si të shijosh pjatat speciale pa dalë nga shtëpia

Kulmi i COVID-19 në vendin tonë, por edhe në botë duket se po shkon drejt rënies. Kështu Tirana, por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë po shkojnë dalëngadalë drejt normalizimit të situatës. Prej datës 18 maj, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë u lejuan të hapen pas një kohe të gjatë, aktivitete të tilla si baret dhe restorantet. Edhe pse të hapura këto biznese janë duke operuar me protokolle të qarta të cilat synojnë të minimizojnë në maksimum rrezikun e infektimit me COVID-19.

Por ende shumë njerëz stepen t’i drejtohen restoranteve. Edhe pse Nepsi ka folur në artikuj të tjerë dhe ka theksuar se nuk trasmetohet virusi përmes ushqimit, edhe janë publikuar studime të ndryshme, ende diçka i bën njerëzit të mendohen dy herë para se t’i drejtohen restorantit. Vetë pronarët e restoranteve madje shprehen se ende puna nuk është nën ritmet normale të frekuentimit.

Fatmirësisht ne kemi SnapFood! 

Le ta pranojmë! Smartphoni që mbajnë nëpër duar na i ka bërë gjërat shumë herë më të thjeshta. Dhe SnapFood si një trend absolutisht i kohërave në të cilat jetojmë na jep mundësinë që restorantin ta kemi kur të duam ne, ku ta duam dhe e gjitha me një klik në pak sekonda kohë.

Nëse edhe ti bën pjesë në listën e atyre personave që ende nuk je i bindur nëse duhet të frekuentosh një restorant, ama nuk duron dot të shijosh pjatat e tyre të shijshme atëherë duhet të shkarkosh se s’bën SnapFood!

Restorantet që do të gjesh brenda janë njëri më mirë sesa tjetri. Menutë janë të larmishme. Secili produkt i shoqëruar me çmimin dhe foton përkatëse.

Të duhet një ndihmë?

Neps.al ka një sugjerim për ju: Sot zgjidh Kosheren, një ndër prurjet më të reja në SnapFood. Tek Kosherja do të gjeni një menu të veçantë me çmime shumë të arsyeshme dhe gatime speciale.

Ju keni mundësinë të porosisni mes sallatave tepër të veçanta, për nga përbërësit që kanë, por edhe nga emri me të cilin janë veshur. Mund të zgjidhni mes supërave të freskëta e të përgatitur në çast, tapas toke, tapas deti dhe pjatave kryesore.

 

Bëj porosinë tënde dhe lërë Kosheren të të pickojë me pjatat e veçanta dhe super të shijshme…

Lini një koment