4 arsye pse duhet t’i shtoni stikat tek lista e frutave të preferuara
Një nga gjërat më të mira të frutave të thata në përgjithësi është pasuria me minerale, e cila është vitale për funksionim korrekt të trupit tonë. Edhe pse janë të yndyrshme, stikat janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në stomak.
1.Të pasura me vitamina B
Stikat janë një burim i pasur vitaminash të grupit B, që janë themelore për sistemin nervor, masën muskulare, humorin e mirë dhe ofrojnë energjitë e duhura për të luftuar infeksionet.
2.Plot proteina
Ato gjithashtu janë ndër më të pasurat me proteina (dhe yndyrna të shëndetshme) mes frutave të thata, pra, janë shumë të mira për të ruajtur nivelet e gliceminës dhe insulinës.
3.Janë antioksiduese
Sipas studimeve, stikat janë klasifikuar si ushqimet me sasinë më të madhe të aktivitetit antioksidues, duke lënë pas vetes 100 ushqime të tjera, që vlejnë të përmenden ne këtë aspekt. Antioksidantët ndihmojnë parandalimin e dëmeve të radikaleve të lira, duke i shpëtuar kështu qelizat dhe duke parandaluar plakjen dhe sëmundjet.
4.Janë të mbushura me fibra
E fundit, por jo më pak e rëndësishme: stikat janë të pasura me fibra që kënaqin oreksin njëlloj me të njëjtën përmbajte, që ka një porcion miell tërshëre.
Nëse ngrënia e sasive tepër të mëdha me stika do të thotë “një thes” me kalori, lajmi i mirë është që proteinat, yndyrnat e mira dhe fibrat që ato përmbajnë janë ushqyes, që përmbushin nevojat e trupit në një mënyrë të tillë sa vështirë të hash shumë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment