Kek i parezistueshëm me kakao dhe lëkurë portokalli
4 vezë
200 gr sheqer
230 ml qumësht
120 gr gjalpë
1 bustinë vanilje
Lëkurën e një portokalli
50 gr kakao
200 gr miell
2 lugë çaji pluhur pjekje
1.Bashkoni qumështin, gjalpin dhe lëkurën e portokallit në një tenxhere të vogël dhe vendoseni në zjarr të nxehte, por jo të valojë. 2.Ndërkohë, rrihni me rrahës elektrik vezët ,sheqerin, vaniljen e pak kripë derisa të krijohet një masë kremoze dhe me ngjyrë të qartë, rreth 5 min. 3.Bashkoni miellin,kakaon dhe pluhurin pjekës. 4.Përziejini me një lugë ,sitini dhe hidheni pjesë pjesë tek vezët e rrahura . 5.Përziejeni me kujdes me anë të një spatule nga poshtë lart . 6.Shtoni më pas përzierjen e nxehtë të qumështit duke e përzier me kujdes. 7.Masa do jetë si e ujshme. 8.Hidheni në një tavë të lyer më parë më gjalpë. 9.Futeni të piqet në furrë të paranxehur në 180 ° C për rreth 35 min ose derisa keku të rezultojë i thatë brenda. 10.Lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas spërkateni me sheqer pluhur .
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment