Kjo supë me vezë, thërrime buke dhe parmixhano bëhet shpejt dhe është super e shijshme
1 vezë
20 gr djathë parmixhano i grirë
250 gr lëng mishi
20 gr bukë e thekur
Arrë moskat
Kripë
1.Vemë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë.
2.Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës.
3.Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e përziejmë pa ndërprerje me lugë druri.
4.E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment