Ullinj të mbushur me djathë, erëza dhe limon

60 gr djathë dhie
2 lugë djathë kaçkavall
1 lugë erëza (si trumzë, majdanoz etj.)
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji lëng limoni
3 degë trumëz
Kripë, Piper
1/2 kupë vaj ulliri
Ullinj
Lëkurë limoni
Spec i kuq

1.Përzieni djathin e dhisë, kaçkavallin, bimët aromatike, hudhrën dhe lëngun e limonit në një tas të vogël, hidhini kripë dhe piper.

2.Futeni mbushjen në një qese plastike të posaçme ose përdorni një qese të prerë në majë me gërshërë. Futeni mbushjen brenda ullinjve.

3.Vendosni ullinjtë në pjatë, degët e trumzës, specat dhe lëkurën e limonit dhe hidhuni sipër vaj ulliri.

4.Mbulojeni pjatën dhe mbajini të freskët.

5.Lërini në temperaturë dhome para servirjes.

 



 

Lini një koment