E kush do të mund t’i rezistonte çokollatës? Kësaj here nuk duhet ta hani, por ta përdorni në fytyrë.
Për këtë maskë ju duhen:
- 1 çokollatë e zezë me madhësi mesatare
- 1 filxhan kafeje me qumësht
- 3 lugë gjelle kripë
Udhëzime:
- Bashkoni fillimisht qumështin me kripën dhe i përzieni derisa kjo e fundit të shkrihet.
- Çokollatën e zezë ndajeni në kubikë dhe kalojeni në banjomari.
- Pasi ta hiqni nga zjarri shtojini qumështin me kripë dhe lëreni që të ftohet.
- Me ndihmën e një spatule druri vëreni maskën në fytyrë dhe mbajeni 1 orë.
Rezultati do jetë i shkëlqyer!
Lini një koment