Si t’i përgatisni këto petulla të kuqe për të dashurin/en e zemrës sot
1 panxhar i zierë dhe i qëruar
1 gotë qumësht
1 vezë
1 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
2 lugë gjelle shurup panje
1 gotë miell
1 lugë gjelle pluhur pjekës
¼ lugë çaji me kripë
1.Në një blender bëni pure panxharin me qumështin. Shtoni më pas vezën, gjalpin, vaniljen dhe shurupin. I përzieni sërish. 2.Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. 3.E përzieni sërish në shpejtësi mesatare ( jo shumë të shpejtë). 4.Masa e petullave u bë gati. Mjafton të merrni një garuzhde nga masa, e vendosni në tigan dhe e lini të gatuhet për 2 minuta nga secila anë. 5.Kështu veproni deri në fund. 6.E shërbeni menjëherë me disa mjedra sipër ose shurup panje sipas dëshirës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment