Sugjerojmë:

Si të prisni me sukses balluket në shtëpi, trendin e vjeshtës!

Këtë vit balluket janë trendi i ri I flokëve që kanë provuar disa prej vajzave më të famshme të showbizz në vend dhe jashtë tij. Prandaj nëse edhe ti je njëra prej vajzave që të është mbushur mendja të presësh balluket ne po të tregojmë një mënyrë të thjeshtë si ti presësh në shtëpi!

Mjafton të marrësh një palë gërshërë, 2 karfica dhe të lexosh me kujdes këto rregulla:

  • Së pari krihni flokët mirë.
  • Balluket i nxirrni plotësisht para, ndërsa pjesën tjetër e kapni bisht.
  • Balluket i ndani në 3 pjesë të barabarta.
  • Pjesët anësore i kapni me një karficë.
  • Fijen e mesit e përdridhni me dorë.
  • Me kujdes do të prisni nga poshtë fundin e majave.
  • Gjatësia varet nga dëshira juaj.
  • Më pas i hapni krejtësisht balluket dhe bëni rregullimet e mëposhtme duke e parë veten në pasqyrë.

Ne ju sugjerojmë që prerjen ta bëni në flokë të thatë pasi kështu do të gaboni më pak, sesa me flokë të lagur.

Epo ia hodhët edhe kësaj radhe!

 

Lini një koment