Miks perimesh 500 gr (kunguj, patëllxhanë ose perime të tjera të stinës)
Beshamelë 1 litër
Petë te freskëta lasanje 250 gr
Djathë Grana padano 30 gr
Proshutë e pjekur 100 gr
Mozarela 250 gr
Kripë
1.Vendosim mozarelen në një kullesë në frigorifer një natë para përgatitjes që të kulloje lëngu. E presim në feta dhe e vendosim në një pjatë.
2.Lajmë perimet, i presim në feta duke i pjekur dhe i rregullojmë me kripë.
3.Ngrohim beshamelën duke i shtuar pak qumësht në mënyrë që të krijojmë një masë homogjene. Fillojmë me përgatitjen duke vendosur përbëresit me radhë.
4.Në fillim një shtresë me beshamelë në mënyrë që të mos ngjiten petat.
5.Vazhdojmë me një shtresë me petat e lazanjës, beshamelë dhe disa feta perimesh, proshutën e pjekur, mozarelën, përsëri një shtresë me peta dhe kështu derisa të vendosim të gjithë përbërësit duke pasur parasysh që në fund do ta mbulojmë me një shtresë të bollshme më beshamelë dhe me djathin e grirë grana.
6.E pjekim në temperaturë 180 gradë derisa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë. Shijojeni!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment