Gabimi fatal që bëjmë kur aplikojmë maskat prej balte në fytyrë
Gratë kanë raportuar se lëkura e thatë është problemi i tyre më i zakonshëm. 42% e tyre shpenzojnë më shumë se 200 dollarë në vit për të zgjidhur këtë problem që mund të çojë në një plakje të shpejtë.
Por është gjithashtu e rëndësishme të dini sesi t’i përdorni produktet kozmetike, në mënyrë që të mos dëmtoni më shumë lëkurën tuaj.
Për shembull, ekzistojnë disa rregulla të caktuara për përdorimin e maskave prej balte, të cilat janë më mirë të ndiqen për të mos e bërë lëkurën tuaj edhe më të thatë.
Cili është gabimi më i zakonshëm që bëni?
Eshtë ide e shkëlqyer që të përdorni maska për të ndihmuar lëkurën e fytyrës të duket më e re, por ne mund ta dëmtojmë atë edhe më shumë nëse i përdorim ato gabim. Sipas dermatologëve, balta thith vajrat e tepërt të fytyrës, por është më mirë të mos e lini në fytyrë për një kohë të gjatë sepse lëkura juaj mund të bëhet shumë e thatë. Qellimi ynë është vetëm të përvetësojmë vajin e tepërt, por jo të gjithin.
Ndiqni rekomandimet për mënyrën e përdorimit të duhur të produktit ose shpëlarjen e tij 2-5 minuta pasi të filloni të ndjeni tërheqjen e lëkurës, si rrjedhojë e maskës që keni vendosur. Një maskë nuk duhet të qendrojë për më shumë se 15-20 minuta.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment