Qiqrat janë shumë të pasura në proteina dhe fibra. Ato i bëjnë më të shijshme sallatat tuaja, pastat apo tacos.
Por si gatuhen qiqrat?
Neps.al jua tregon përmes disa hapave të thjeshtë, më poshtë:
Si fillim mbushni një enë me ujë dhe fusni qiqrat brenda. I lini të qendrojnë aty për 12 orë. Nëse kuzhina juaj është shumë e ngrohtë atëherë mund t’i ruani në frigorifer për të shmangur fermentimin.

Pas 12 orësh, do të shikoni se qiqrat e kanë rritur madhësinë e tyre

Kullojini, hidheni lëngun aktual dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. I vendosni në një tenxhere me ujë të ftohtë, me volum 2 herë më shumë sesa sasia e qiqrave. I shtoni 1 lugë gjelle kripë dhe i lini të ziejnë në zjarr në nxehtësi mesatare për 1 orë.

Pasi të ketë kaluar një orë, merrni një kokërr dhe provoni ta shtypni me pirun. Nëse shtypet atëherë kjo tregon se qiqrat janë gati. Nëse jo, i lini sërish në zjarr duke i kontrolluar çdo 10 minuta. Disa lloje të caktuara qiqrash mund të duan deri në 2 orë kohë zierjeje.

Pasi qiqrat të jenë bërë, i kulloni në ujë të ftohtë. Pasi të jenë tharë disi, mund t’i përdorni në recetat tuaja.

Mos harroni se qiqrat bëjnë pjesë në grupin e superushqimeve dhe janë shumë të rekomanduara për një shëndet të mirë!
Lini një koment