Maska e mbrëmjes për një fytyrë të pastër, të butë dhe të lëmuar!
Kafeja është një eksfoliant natyral i shkëlqyer për heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe vepron si një anti-inflamator. Pas një maske relaksuese me kafe, lëkura në qafë dhe fytyrë do të jetë e butë, e pastër dhe e lëmuar.
Do t’ju duhet:
150 gram kafe
1 gotë sheqer kafe
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle mjaltë
Si ta përgatisni: Përziejini të gjithë elementët në një enë dhe sigurohuni që maska të mos jetë shumë e trashë.
Si ta përdorni:
Aplikoni një shtresë të maskës në të gjithë fytyrën dhe qafën. Ndërsa veproni kështu, shfrytëzoni rastin të masazhoni lëkurën.
Lëreni maskën derisa të thahet dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Mbajeni enën të mbyllur mirë në frigorifer, në mënyrë që të mund ta aplikoni maskën një herë në javë.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment