Duart tuaja të thata gjatë dimrit kanë nevojë për një eksfolim të mirë! Ja scrubi natyral vetëm me 2 përbërës
Eksfolimi ndihmon në heqjen qafe të qelizave të vdekura të lëkurës, përmirëson rigjenerimin e lëkurës dhe bën që kremrat të përthithen më mirë në lëkurë gjë që rrit efektin e tyre.
Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme që të eksfoloni 1-2 herë në javë. Nëse vëreni skuqje të lëkurës, kruajtje ose acarim pas eksfolimit ose nëse lëkura juaj tashmë është shumë e përflakur, tregohuni të butë dhe lëreni që lëkura juaj të shërohet, para se të përfshini këtë procedurë në rutinën tuaj.
Çfarë duhet të bëni?
Merrni 2 lugë gjelle vaj kokosi dhe e përzieni atë me 2 lugë sheqer.
Aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj të thatë, masazhojeni për një minutë dhe shpëlajeni me ujë.
Ju gjithashtu mund të përzieni sheqerin me çdo vaj hidratues sipas dëshirës suaj si jojoba ose vaji i rrushit, vaj ulliri etj.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment