A e sulmon dhe dëmton zemrën COVID-19 ? Ja çfarë thonë studimet e fundit
COVID-19 nuk sulmon vetëm mushkëritë dhe traktin respirator, por gjithashtu edhe zemrën sipas studimeve të reja. Ekspertët thonë se pacientët që vuajnë nga sëmundje kardiake, kanë tendencë që ta marrin virusin më shpejt dhe të sëmuren rëndë prej tij. Por tani ata kanë filluar të dyshojnë se virusi mund të dëmtojë edhe muskujt kardiakë të zemrës.
COVID-19 kryesisht shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. Ai hyn në trup me anë të disa pikave të vogla të pështymës ose përmes hundës dhe gojës, më pas udhëton thellë nga trakti respirator në mushkëri, duke e dëmtuar atë. Por mushkëritë mund të mos jenë organet e vetme që “vuajnë” nga infektimi me COVID-19. “Nëse është kështu atëherë punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të kenë një front të ri për t’u përballur me betejën kundër COVID-19”- sipas mjekëve, raporton Daily Mail.
Dëshmia e parë që virusi mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, doli nga Kina. Gati 20% e 416 pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital treguan shenja të dëmtimit të zemrës, sipas një studimi të kryer atje. Dhe më shumë se gjysma e pacientëve që pësuan dëmtime të zemrës nga COVID-19 humbën jetën.
Shkalla e dëmtimit të zemrës nga COVID-19 ishte shumë më e lartë në mesin e njerëzve që kishin sëmundje të zemrës para se të infektoheshin. Por shqetësues është fakti që pacientët që nuk ishin të sëmurë më parë u goditën më shumë nga dëmtimi i zemrës që pësuan gjatë infektimit me COVID-19.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment