Sallatë iceberg me finok dhe misra. Një zgjedhje e mençur për ju dhe trupin tuaj!

100 gram sallatë jeshile iceberg
50 gram finok
1 portokall (të prerë në feta)
50 gram misër i konservuar
1 lugë gjelle mustardë
Uthull balsamike
Vaj ulliri
Kripë

1.Në një enë qelqi shtoni sallatën iceberg. Shtoni finokun e prerë në shirita të hollë dhe portokallin.
2.Shtoni misrat, pak uthull balsamike dhe vaj ulliri.
3.Në fund e servirni në pjatë dhe sipër i shtoni një lugë gjelle mustardë. 4.Shijojeni!

Lini një koment