Kek me mollë dhe pa gluten

4 kokrra mollë
200 gram sheqer i bardhë
100 gram djathë philadelphia
100 gram gjalpë
2 lugë qumësht
120 gram miell orizi
3 vezë
50 gram bajame të grira imët
1 pako sodë buke
Lëngu i një limoni

1.Në një tas shtoni 2 mollë të prera në feta, dy lugë sheqer, lëngun e limonit dhe i lini për disa minuta.

2.Ndërkohë në një enë tjetër shtoni gjalpin,sheqerin, djathin, miellin, vezët, sodën, qumështin. Trazojeni mirë masën.

3.Shtoni tulin e dy mollëve të mbetura dhe punojeni mirë brumin.

4.Merrni një formë specifike keku dhe shtroni masën që përgatitët. Sipër radhitini fetat e mollës që i hoqëm mënjanë pak minuta më parë.

5.Në fund shtoni bajamet e grira imët.

6.E fusni kekun në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment