Receta e thjeshtë për përgatitjen e zupave nga duart tuaja

1.5 litra qumësht
2 të verdha veze
10 lugë gjelle sheqer
7 lugë gjelle niseshte
1 lugë kafeje vanilje
1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
Një grusht arra të thërrmuara
Kanellë

1.Në fundin e tasave të zupave formoni një shtresë me biskota të thërrmuara.

2.Në një tenxhere ku keni vendosur për të zierë qumështin, shtoni të verdhat e vezëve që i keni rrahur më parë me sheqer dhe niseshte.

3.E përzieni vazhdimisht masën derisa të trashet.

4.Sapo të arrihet trashësia e dëshiruar shtoni vaniljen. E përzieni sërish.

5.E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

6.I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.

7.Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave.

8.Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara edhe arra nëse preferoni.

9.Pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe zupat konsumohen të ftohta. Shijojini!

Lini një koment