Maska më e mirë me shafran që lufton pikat e zeza dhe njollat e lëkurës
Erëzat në kuzhinë nuk përdoren vetëm për t’i shtuar shijen pjatave tona. Me to mund të realizojmë edhe një sërë maskash bukurie, që kanë efekte fantastike në lëkurën tonë.
Pak kosto, pak para, pak kohë, por shumë rezultate të mira!
Kësaj radhe ju sugjerojmë maskën me shafran.
Çfarë ju duhet:
2 lugë gjelle miell
1 lugë çaji shafran pluhur
1 lugë gjelle vaj bajameje
3 lugë gjelle qumësht
Çfarë duhet të bëni:
Në një tas përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijoni një lloj paste.
Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
Në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Kjo maskë është shumë efektive në drejtim të “luftës” kundër akneve dhe njollave të lëkurës.
Për rezultate të mira përsëriteni këtë dy herë në javë, para mbrëmjes./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment