Receta e kësaj pice të shijshme italiane kërkon vetëm 4 përbërës

Receta e kësaj pice të shijshme italiane kërkon vetëm 4 përbërës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ju ka shkuar mendja për një picë apo jo?

Ingredientët

  • 2 gota djathë mozzarella të grirë imët
  • 1 gotë miell
  • 2 lugë gjelle krem djathi
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle salcë domateje
  • Për mbushjen: Opsionale, kërpudha, ullinj, rukola e freskët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas bashkoni gjysmën e djathit mozzarella, miellin dhe kremin e djathit. I lini në mikrovalë për 1 minutë derisa djathi të shkrijë.

3

E nxirrni më pas, i shtoni menjëherë vezën dhe e punoni masën sa të bëhet një brumë kompakt.

4

E vendosni tek tava ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Spërkateni me pak miell dhe e hapni petën akoma më shumë me ndihmën e një petëze.

5

Sipër e lyeni me salcën e domateve, shtoni djathin e mbetur, ullinjtë, kërpudhat dhe e fusni në furrë për 15-20 minuta.

6

Sapo të dalë i shtoni sipër gjethet e lara të rukolës dhe shijojeni. Pica është gati!

Lini një koment