Provoje edhe ti recetën turke të supës me oriz dhe kos!

Provoje edhe ti recetën turke të supës me oriz dhe kos!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Të gjithë përbërësit i ke në kuzhinë, prandaj nuk ka justifikime. Çohu dhe nis nga puna për përgatitjen!

Ingredientët

  • 1/2 gotë uji me oriz
  • 1.5 litër ujë
  • 1 vezë
  • 2 gota kos
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • pak nenexhik
  • kripë

Udhëzimet

1

Pastroni orizin dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë.

2

Ndërkohë në një tas përzieni mirë vezën, kosin dhe miellin.

3

Shtoni 1 garuzhde nga lëngu i orizit (i nxehtë).

4

Pasi e keni përzierë mirë, ia shtoni tenxheres ku keni orizin.

5

E lini supën të marrë një valë duke e përzierë herë pas here.

6

Rregullojeni shijen e supës me kripë sipas dëshirës.

7

Pas 10 minutave, në një tigan skuqni gjalpin me nenexhikun dhe ia shtoni supës.

8

I përzieni mirë, e hiqni supën nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment