Çfarë të bëni me mishin e mbetur të pulës? Këto kroketa janë fiks për ju!
Çfarë të bëni me mishin e mbetur të pulës? Këto kroketa janë fiks për ju!
Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta–Koha e gatimit: 15 minuta
Një mënyrë perfekte për mishin e pulës të mbetur nga dje. Përgatiten shpejt, kollaj dhe nuk kanë ndonjë kosto të madhe!
Ingredientët
2 copa nga mishi i pulës të mbetur nga dje (copëtojeni me dorë)
3 patate, të ziera, të qeruara dhe të shtypura
½ filxhan çaji me lëng perimesh
2 lugë çaji vaj ulliri
3 thelpi hudhra
1 qepë mesatare e grirë imët
Kripë, piper të freskët
½ filxhan me bukë të grirë imët
1 vezë e rrahur
Udhëzimet
1
Në një tas përzieni patatet e shtypura me lëngun e perimeve, pak kripë, piper dhe i përzieni mirë. I lini mënjanë.
2
Në një tigan skuqni qepën me hudhrat në një nxehtësi mesatare.
3
Shtoni majdanozin, kripën, piperin dhe i përzieni për 2-3 minuta. Shtoni mishin e pulës, lëngun e pulës të mbetur, i përzieni mirë dhe më pas i hiqni nga zjarri.
4
Shtoni mishin e pulës tek patatet e shtypura. I përzieni të gjitha bashkë me dorë dhe filloni e formoni kroketat sipas formës që dëshironi.
5
E kaloni secilën tek tasi me vezë dhe më pas tek ai me galetë.
6
I radhisni në një tavë njëra pas tjetrës. Sipër i spërkasni me pak vaj ulliri.
7
I fusni në furrë për 15 minuta të piqen, në 180 gradë. Ju bëftë mirë!
Ziejini patatet me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini mirë në një enë. Shtoni djathin e grirë, vezën, bukën e bluajtur, kripën, piperin dhe majdanozin. Përziejeni masën derisa të krijohet një brumë i trashë që formohet lehtë me...
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Lini një koment