1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. 2.Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe shtroni në të një letër pjekjeje. 3.Në një tas me madhësi mesatare kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe i përzieni mirë. 4.Shtoni kosin dhe i trazoni sërish. 5.Tek tavolina e punës shtoni pak miell dhe filloni e punoni masën që kishit në […]
1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe shtroni në të një letër pjekjeje.
3.Në një tas me madhësi mesatare kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe i përzieni mirë.
4.Shtoni kosin dhe i trazoni sërish.
5.Tek tavolina e punës shtoni pak miell dhe filloni e punoni masën që kishit në tas derisa të arrini një masë kompakte.
6.Brumi nuk duhet të ngjisë, prandaj nëse është nevoja i shtoni vazhdimisht miell.
7.Hapeni petën sa e gjithë sipërfaqja e tavës ose mund ta ndani në disa pjesë përsëgjati.
8.I shtoni djathë, domatet e prera përgjysmë, spinaqin, bacon dhe në mes thyeni një vezë.
9.I fusni në furrë për 10-12 minuta. Mos harroni gjithashtu t’i shtoni kripë e piper.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento