6 gabimet e përditshme që shkatërrojnë rininë e lëkurës suaj

Konsumimi i sheqerit me tepri, kripës, kafeinës  dhe pijeve alkoolike mund të ketë një ndikim negativ në lëkurën tuaj. Shumë sheqer ul kolagjenin dhe elasticitetin në lëkurë, çka çon në plakjen e hershme. Kripa dhe kafeina dehidratojnë lëkurën, ndërsa pijet alkoolike përveçse e thajnë, krijojnë dhe njolla. Kështu që nëse shkoni në festa, pini pak gota dhe shumë ujë.

6 gabime të tjera që me gjasa bëni çdo ditë: 

Mos larja pas palestrës
Moslarja pas ushtrimeve mund t’ju shkaktojë puçrra në fytyrë dhe shpinë.

Mospastrimi i furçave të make-upit
Baktere, baktere, baktere. Oh, dhe mos harroni të lani peshqrët e fytyrës pas pak përdorimeve.

Larja me ujë të nxehtë
Ju than lëkurën, kështu që ftoheni pak.

Kremi kundër diellit, me raste
Nëse keni mbuluar zonën T dhe mollëzat, po lëkurën e kokës, veshët dhe nofullat? Po qafën?

Duhanpirja
Duhani ul elasticitetin e lëkurës, kolagjenin dhe shkakton një pamje të verdhë. Nuk është asnjëherë vonë, sapo ta lini do t’i shihni rezultatet.

Mungesa e gjumit
Nëse keni problem me gjumin mos tentoni të rrini para kompjuterit, pasi ekrani ul melatoninën, e cila jo vetëm ju jep gjumë, por dhe rinovon qelizat./neps.al 

Lini një koment