Me perime dhe fileto pule, kjo supë është gjithçka që i nevojitet trupit tuaj sot!

Me perime dhe fileto pule, kjo supë është gjithçka që i nevojitet trupit tuaj sot!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 patate (të prerë kubikë)
  • 1 gotë ujë
  • 2 koncentrat pule
  • 2 vezë (të rrahura)
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 fileto pule
  • 1 qepë (e grirë imët)
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.

2

Shtoni ujin dhe më pas tabletat. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.

3

Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!

Lini një koment