5 përfitimet e përdorimit të qumështit në kujdesin ndaj lëkurës

Qumështi, sidomos qumështi i papërpunuar ose i thartuar (dhalla) ofron shumë përfitime për lëkurën tuaj kur përdoret në mënyrën e duhur. Ka aftësi të hidratojë lëkurën, të luftojë rrudhat dhe të zbutë djegien nga dielli.

Një burim i pasur i kalciumit dhe i proteinave, qumështi zakonisht futet në listën A të ushqimeve të shëndetshme për shumë prej nesh. Dhe nëse jeni duke u pyetur nëse qumështi mund të futet tek përbërësit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, jeni në rrugën e duhur!

Qumështi, sidomos kur është i papërpunuar dhe i papasterizuar ose pak i fermentuar ose i thartë (dhallë), mund të ndihmojë lëkurën tuaj në shumë mënyra.

1.Lufton rrudhat

Me moshën, jo vetëm që linjat e imta dhe rrudhat e bëjnë punën e tyre, por lëkura gjithashtu bëhet e hollë dhe më pak e fortë. Por ndonjëherë, kjo plakje e lëkurës ndodh para kohe, për shkak të faktorëve si kujdesi i dobët i lëkurës ose ekspozimi i tepërt ndaj diellit.

Por qumështi mund t’ju ndihmojë të luftoni këto shenja të plakjes së lëkurës. Sipas një studimi, kur personat e marrë në studim përdornin acidin laktik në lëkurën e tyre dy herë në ditë për 3 muaj, ai reduktoi pamjen e rrudhave dhe linjave,  ebëri lëkurën më të butë dhe përmirësoi qëndrueshmërinë dhe trashësinë e saj.

2.Funksionon si një pastrues i butë

Është e rëndësishme të pastroni lëkurën rregullisht për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës të cilat e bëjnë çehren tuaj të pajetë. Në sajë të acidit laktik, qumështi mund të funksionojë si një pastrues i butë që shpërndan qelizat e vdekura të lëkurës, pa asnjë efekt të dëmshëm që do të shihni me pastrues kimike të ashpër.

Aplikoni qumësht direkt në fytyrë ose shtojeni atë në ujë për një trajtim natyral. Nëse keni lëkurë të trashë, me yndyrë, ju mund ta pastroni me qumësht 3-4 herë në javë. Lëkura më e ndjeshme ka nevojë  vetëm një herë ose dy herë në javë.

3.Ringjall lëkurën e dëmtuar nga dielli dhe zbut djegiet nga dielli

Ekspozimi i diellit mund të shkaktojë shumë dëmtime në lëkurën tuaj. Mund të hollojë lëkurën, ta bëjë atë më pak elastike dhe të shtojë rrudhat. Por hulumtimet tregojnë se acidi laktik mund të ndihmojë në zbutjen e dëmtimit të diellit.

Studimet kanë zbuluar gjithashtu se trajtimi me acid laktik mund të rrisë kolagjenin, i cili është një proteinë që jep forcën dhe qëndrueshmërinë ndaj lëkurës.

4.Ndihmon në njëtrajtësimin e lëkurës

Pikat e zeza, njollat kafe apo çrregullime të lëkurës si melasma të gjithë kanë diçka të përbashkët. Kjo është melanin, pigment i cili është përgjegjës për ngjyrën e lëkurës. Kur melanina rritet, lëkura juaj bëhet më e errët.

Depozitat e tepërta të melaninës mund të çojnë në një ngjeshje të pigmentit.

Qumështi i papërpunuar ose i thartë mund të ndihmojë gjithashtu këtu. Studimet tregojnë se lëkura e trajtuar me acid laktik ka depozita më të ulëta të melaninës.

Mund të provoni edhe një recetë tradicionale nga Azia Jugore për të ndriçuar lëkurën. Kombinoje qumështin e papërpunuar ose dhallë me pluhur shafran i Indisë për të bërë një paste të trashë dhe për ta aplikuar atë në lëkurë të errësuar dhe shpërlajeni sapo të thahet.

Shafran i Indisë shton fuqinë e qumështit për lehtësimin e lëkurës pasi përmban një përbërje bioaktive të njohur si kurkumin që mund të pengojë prodhimin e melaninës.

5.Hidratues i fytyrës

Lëkura e thatë është një problem i zakonshëm që shumë prej nesh përballen me të. Thatësira mund të rezultojë në lëkurë të zbehtë, me luspa të thata.

Acidi laktik i pranishëm në qumësht tërheq dhe ruan lagështi dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar.

Ndërkohë, yndyrat e pranishme në qumësht mund të mbulojnë lëkurën tuaj dhe të mos lejojnë që lagështia të ikë. Proteinat e qumështit gjithashtu ndihmojnë në zbutjen e lëkurës, prandaj ato gjenden në listën e përbërësve të shumë hidratuesve kozmetikë.

Lini një koment